fbpx

Spanjë 655 viktima në 24 orët e fundit

Në Spanjë janë shënuar 655 viktima vetëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 4089 numrin total të viktimave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56000 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid-19 në vend, 8578 se sa një ditë më parë.

Madridi mban rekordin për raste të reja, plot 2569, dhe 265 viktima. Në kryeqytet është edhe numri më i madh i rasteve në gjendje të rëndë, plot 1221 pacientë, raportojnë mediat spanjolle.