Spanjë, 809 të vdekur në 24 orët e fundit

52973344_303.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë, 809 persona humbën jetën dhe 7026 të tjerë rezultuan të prekur nga Covid-19.

Numri total i viktimave është 11744, ndërsa rastet janë mbi 124700, duke tejkaluar Italinë.

Pavarësisht shifrave, në Spanjë ka shpresa se pandemia po stabilizohet. Kjo është dita e dytë radhazi që bilanci i viktimave ulet, dhe është hera e parë në 3 ditë që numri i të vdekurve bie nën 900.

Spanjollët po qëndrojnë të mbyllur prej 3 javësh, ndërsa lejohen vetëm lëvizjet e domosdoshme.

Kryeministri Pedro Sanchez pritet të zgjerojë izolimin edhe për 2 javë të tjera, të paktën deri në 26 prill.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303