Spanjë, 812 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

52939247_303.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 812 viktima të reja nga koronavirusi.

340 persona kanë humbur jetën në Spanjë që prej shpërthimit të pandemisë , të prekurit janë mbi 85 mijë ndërsa të shëruarit 17 mijë.

Qeveria miratoi një dekret i cili ndalon rritjen e çmimeve të funeraleve përtej vlerave të 14 marsit, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ekspertët parashikojnë se situata në Spanjë do të fillojë të stabilizohet gradualisht, autoritetet shtrënguan më tej masat kufizuese duke lënë në shtëpi të gjithë punonjësit jo të domosdoshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303