fbpx

Spanjë/ Rekord tragjik 738 vdekje në 24 orë nga koronavirusi

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet në Spanjë, numri total i viktimave është rritur në 3434, ndërsa konfirmohen mbi 47600 raste. 738 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Spanja kalon Kinën për numrin më të lartë të viktimave nga covid-19, që numëron 3,281 viktima, duke u renditur i dyti pas Italisë, ku kanë humbur jetën deri tani 6,820 persona.

Autoritetet pritet të vendosin zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 11 prill, por vendimi zyrtar do të merret pasdite.