fbpx

Spanjë/ Ushtria gjen të moshuar të pajetë në azile

Sipas AFP, raportohet se ushtarët spanjollë të cilët kanë qenë të anagazhuar për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusi kanë gjetur të moshuar të braktisur dhe disa herë dhe të vdekur në azile, ndërkohë që një pistë patinazhi në një qendër tregtare është kthyer në një morg të përkohshëm,

Një nga detyrat që ka marrë ushtria është dhe dezinfektimi i azileve të pleqve në Spanjë, një nga vendet më të goditura nga pandemia. Dhjetëra viktima nga Covid-19 janë gjetur në të tilla ambiente.

“Ushtria, gjatë inspektimeve ka gjetur të moshuar të braktisur dhe disa herë të vdekur në shtratet e tyre”, raporton zyra e prokurorit të përgjithshëm në Spanjë, ndërkohë që shton se një hetim për këtë çështje është hapur.

Ndërkohë numri i viktimave në Spanjë  ka arritur mbi 2200, ndërsa 462 persona humbën jetën vetëm në një ditë.