“Speca me gjizë” në mes të Los Angeles, Rita Ora i kërkon mamasë recetën

5372CA0B-AA2F-457E-ACF3-2A02E2E221C7.jpeg

Rita ka treguar gjithmonë se e pëlqen shumë ushqimin tradicional shqiptar. Së fundmi ajo mesa duket ka kërkuar që ta shijojë edhe në Los Angeles. Ka qenë nëna e saj Vera Ora e cila ka publikuar disa pamje që i shoqëron me një mbishkrim, duke theksuar se Rita i ka kërkuar recetën e specave më gjizë.

“Dita e radhës, Rita Ora ti më pyete se si ta gatuash gjizën me speca në Los Angeles, prandaj ja ku është”, shkroi nëna e këngëtares në mbishkrimin e videos.

Prindërit e këngëtares shqiptare Rita Ora, Besnik dhe Vera Sahatçiu-Ora, kanë bërë ndalesën e radhës në Ulqin pas pushimeve në jugun shqiptar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303