“Spektakël i përshtirë”. Rama ‘shenjëstron’ Metën dhe Kryemadhin në festën e Bes Kallakut

hfhrg.jpg

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë konferencës me gazetarët, ditëlindjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku. Të ftuar ishin presidenti Meta dhe kryetarja e LSI Kryemadhi, ku Rama e ka cilësuar shfaqjen e tyre si një  “spektakël të pështirë”.

“Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja ta shihja as unë dhe as të tjetër. Shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga Presidenti i Republikës, Zonja e Parë dhe nga e gjithë çeta e tyre. Është shumë e qartë që nuk mund të bëhen festa e dasma, aq më tepër ceremoni të dhimbshme mortore. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve, në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq s’kam parë ndonjë gjë të veçantë”, deklaroi Rama.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303