fbpx

Spektakël me yjet në qiell; Ja kur do të mund të shihni mrekullinë që ka ndodhur më parë në mesjetë dhe rikthehet tani

640-0-5fc2746d0d724.jpg

 

Pikërisht në fund të këtij viti të lodhshëm, stresues dhe problematik, qielli ka vendour të na dhurojë një pamje shumë të bukur.

Në 21 dhjetor do të ndodhë fenomeni qiellor që ka ndodhur për herë të fundit në mesjetë.

Dy planetët gjigantë të gaztë Saturni dhe Jupiteri, do të jenë vetëm 0.06º larg, duke formuar një ‘planet të dyfishtë’ që do t’u japë shkencëtarëve pamjet më të rralla të kapura ndonjëherë.

Herën e fundit që këta dy planetë u afruan kaq afër ishte në vitin 1623 – por në 13º në lindje të diellit, askush nuk ka mundur ta shikojë. Fenomeni i plotë ku u bë i dukshëm ndodhi në 4 mars 1226.

Astronauti Patrick Hartigan tregon: Këto bashkime janë mjaft të rralla, ndodhin një herë në 20 vjet apo më shumë, por ky bashkim është jashtëzakonisht i rrallë për shkak të asaj se sa afër planetit do të shfaqen me njëri-tjetrin. Në mbrëmjen e afrimit më të afërt në 21 Dhjetor ata do të duken si një planet i dyfishtë, i ndarë nga vetëm 1/5 e diametrit të hënës së plotë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303