fbpx

S’përmbahet Ditmir Bushati: Nuk kemi nevojë për marrëveshje…

bushati-1.jpg

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se vendi ka nevojë për një pakt të unifikuar kombëtar dhe jo për një marrëveshje të radhës politike mes partive kryesore në vend, me qëllim zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë Bushati ka komentuar edhe për kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ish-ministri është shprehur për një gazetë të përditshme se klasa politike duhet të jetë në gjendje të krijojë një perspektivë të prekshme evropiane larg retorikës, dhe të gjenerojë kapacitet për ndryshim duke dalë nga labirinti i vetëmashtrimit sepse askush nga institucionet evropiane nuk do ta bëjë këtë për Shqipërinë.

 “Në bazë të një procedure të brendshme të përcaktuar në ligjin federal të bashkëpunimit mes qeverisë dhe Bundestagut për çështjet që kanë lidhje me BE ka miratuar një qëndrim që cilësohet si ‘vija e sjelljes’ që duhet respektuar nga qeveria gjermane gjatë konsultimeve me vendet anëtare të BE, për procesin e bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë”.

Advertisement

I pyetur se cilat janë hapat që duhet të ndjekë Shqipëria pas miratimit të dokumentit në Bundestagun gjerman, Bushati shprehet troç:

“Nisur nga përvoja e vende të tjera që kanë shkelur këtë rrugë para nesh, kemi nevojë për një unitet kombëtar, dhe jo marrëveshjen e radhës politike. Një unitet që bazohet në parimin se barrën për këtë proces e mban qeveria, por përgjegjësia është e përbashkët. Ndaj na duhet një pakt për Europën, që përcakton strategjinë, objektivat, burimet njerëzore, duke përfshirë edhe shqiptarët e diasporës, si dhe instrumentet financiare për të paktën dekadën e ardhshme”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303