fbpx

“Spice Girls” turne pa Victoria Beckham, vjen reagimi

Screenshot_7-7.jpg

Victoria Beckham nuk do të jetë pjesë e ribashkimit të “Spice Girls”, ama nuk e kurseu një postim të ëmbël për mikeshat e saj në “Instagram”. Ish-pjesëtarja e grupit i uronte shumë fat ish-kolegeve të saj dhe theksoi se ky ribashkim ishte shumë i rëndësishëm për të.

“Sot është një ditë speciale për vajzat pasi bënë publike datat e turit, 6 vite pasi u ribashkuam të gjitha bashkë. Unë nuk do t’i bashkohem vajzave në skenë këtë here, por të shoh “Spice Girls” së bashku është diçka shumë e rëndësishme për mua. I uroj shumë fat dhe sukses, teksa nisen në tur vitin e ardhshëm.”- shkruante krahas fotos Victoria Bechkam.

Victoria ende nuk ka bërë të ditur arsyen përse nuk është pjesë e turit, por sipas mediave britanike, shkak janë problemet në jetën personale me të shoqin David Beckham.

Grupi i vajzave është gati të nisë një turne me tetë shfaqje. Geri Horner, Melanie Chisholm, Melanie Broën dhe Emma Bunton do të bashkohen pa Victoria Beckham në shfaqjen Jonathan Ross më 11 nëntor, sipas “Billboard”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *