fbpx

“Spiropali hajde gjuaje një top”, Rama luan basketboll me ministrat

Screenshot_34-2.png

 

Prej vitesh nuk e ushtron më sportin e basketbollit, por duket se kreu i qeverisë Edi Rama duket se nuk i ka humbur “reflekset”.Ditën e sotme teksa vizitoi shkollën e rindërtuar “Ramazan Subashi” në Marikaj, Rama pa nga afër ambientet e kësaj palestre. Ai shënoi dy kosha bashkë me ministrat Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj, të cilët nuk i shpëtuan sfidës së kryeministrit.

Arben Ahmetaj: Palestra ka qenë sfidë inxhinierike. Ka filluar në qershor dhe parashikohej të përfundonte në 9 dhjetor por ka kaluar përtej afatit.

Edi Rama: Spiropali hajde gjuaje një top

Elisa Spiropali: Unë?! Unë jam volejbolliste (qesh).

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303