fbpx

Spiropali: Meta nuk mund të jetë më President

dc24c5844a2f3a71b503d47c50bd0938_L.jpg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli në një deklaratë për media lidhur me dekretin e firmosur nga presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Ajo u shpreh se Meta e ka humbur të drejtën për të qenë President i Republikës.

Më tej, Spiropali e ka cilësuar vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve si brutale.

“Ne mendojmë që Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion. Parlamenti do të fillojë procedurën e shkarkimit të Metës. Sigurisht do ti takojë Gjykatës Kushtetuese në fund siç e parashikon ligji por kjo nuk na heq të drejtën tonë. Në 30 qershor do të ketë zgjedhje”, tha ajo./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303