fbpx

Spiropali thirrje sekretarive: Informoni studentët

spiropali3-770x419.jpg

Në një deklaratë për media, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u ka bërë thirrje sekretarive në Fakultete për të informuar studentët.

Sipas Spiropalit, sekretaritë nuk iu shërbejnë studentëve duke mos u dhënë informacion.

Ministrja theksoi se ende nuk është plotësuar dokumentacioni për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Në 30 janar duhet ta kishin përfituar shërbimet ata. Shqetësimi për studentët që aplikojnë për punë, të cilët nuk marrin informacion nga sekretaritë. Ju them: Të mos shqetësohen sepse afatin për punë po e shtyjmë dhe do ta shtyjmë për ta, bëjmë thirrje për rektorin që të garantojë mësim. Garantojmë studentët që jemi me ta dhe do ta kapërcejmë  edhe këtë pengesë të fundit”, përfundoi Spiropali./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303