Spital i ri/ Rama inspekton qendrën: Të jetë gati për 30 ditë. Ahmetaj: Për 15 ditë përfundon

rama-3.png

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe i ngarkuari me menaxhimin e emergjencave Arben Ahmetaj kanë inspektuar pak më parë një qendër e cila do të shërbejë si spital për pacientët me koronavirus në rast nevoje.

“🔴 NJË SPITAL I RI LUFTE, PËR TË GARANTUAR MBROJTJEN E TË SËMURËVE NË KUSHTET E ÇDO RRITJEJE TË PAPRITUR TË FORCËS SË ZJARRIT ARMIK

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤”, shkruan Rama krah videos.

Manastirliu nga ana e saj tha se pas funksionit të përkohshëm të saj për pacientët me koronavirus, qendra do të shërbejë për studentët e mjekësisë në të ardhmen.

Rama kërkoi 30 ditë kohë për të përfunduar procesi i rikonstruiksionit të saj, ndërsa Ahmetaj e përgjysmoi kohën duke thënë se praktika e lejon që të përfundojë për 15 ditë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1213599405515296/

scroll to top