Spitali italian krijon plazh për fëmijët e sëmurë

Spitalet e sotme po gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të ndihmuar pacientët e tyre të lumturohen sado pak gjatë kohës që kalojnë të shtruar në spital. Ndoshta e keni lexuar diku, që një spital në Genova ka “krijuar” një plazh për fëmijët e shtruar në spital.

Instituti Pediatrik Gaslini i Genova-s, ka një Klub Rekreativ që vendosi të bëjë diçka të veçantë për pacientët e tij më të vegjël dhe duke menduar ndryshe nga të tjerët, ndihmoi në ndërtimin e një pavijoni si një “pishinë”.

Emërtimi i zonës është “Beach Gaslini” dhe mjekët besojnë se ekspozimi i fëmijëve në ajër të pastër dhe rrezet e diellit mund të funksionojnë si pjesë e një trajtimi helioterapeutik ose të bazuar në diell. Ajri i detit gjithashtu besohet se ka shumë përfitime shëndetësore: duke ndihmuar fëmijët të rikuperojnë energji, të forcojnë kockat dhe madje të përmirësojnë sistemin e tyre imunitar.

Mjekët mendojnë gjithashtu se nëse fëmijëve u jepet një ditë argëtimi, kjo gjë mund të ndihmojë shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Plazhi privat është i hapur nga qershori deri në shtator dhe është falas për fëmijët dhe kujdestaret e rritura, për sa kohë që ata marrin leje nga mjekët e tyre. Fëmijëve gjithashtu u sigurohen çadra, tavolina dhe karrige. Përveç argëtimit në det, ka edhe lojëra të tjera të vendosura për to, si futbolli i plazhit. Jo vetëm që ka një roje shpëtimi, por fëmijët mbikëqyren edhe gjatë argëtimit të tyre.