Sporti i harkut në Shqipëri, në Durrës stërvitja vijon prej 5 muajsh

hark.jpg

Të rinj duke u ushtruar në sportin e Harkut

“Në Shqipëri është përdorur në ato kohë, por si sport nuk ka ekzistuar faktikisht dhe ne si shoqatë e kemi vënë në lëvizje”, shprehet Vojo Malo, president i Shoqatës së Harkut.

Prej 5 muajsh në qytetin e Durrësit fëmijë të moshave të ndryshme, por edhe të rritur kanë formuar një ekip harkëtarësh.

Elvin Shytaj është harkëtar i vjetër, që kur ishte emigrant në Itali dhe sot instrukton ata që kanë këtë pasion.
“Si çdo gjë tjetër nis si dëshirë, si pasion, por vjen një moment që këtë pasion e ke të izoluar nëse nuk e ndan me të tjerët”, thotë ai.

Ashtu si në jetë, çdo njeri ka pikësynimin e tij edhe qëllimi i sportit të harkut nuk është goditja por arritja e përqendrimit duke gjuajtur shigjetën në targetin e caktuar.

“Pjesa më interesante është kur gjuan në shënjestër, momenti final është shumë emocionues” shprehet Dejvi Sila.

David edhe pse 10 vjeç, mbahet në ekip si shigjetari me teknikën më të mirë.

“Në fillim duhet të hapim pak këmbët, të djathtën ta vëmë para të majtës dhe harkun duhet ta vëmë të këmba e majtë. Kur marrim shigjetën duhet të vendosim këto mbrojtëset te krahu,që teli mos të na vras. Këto janë mbrojtëset e gishtave. Kjo quhet swing që mban harkun. Kur e fusim shigjetën e çojmë deri te hunda. Shënjestra është kjo e kuqja dhe duhet të shikojmë drejt për të arritur targetin”, tregon ai. (Top Channel)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303