fbpx

Sporti shqiptar në zi/ Armand Duka prek me fjalët pas ndarjes nga jeta të Presidentit të KF Elbasanit

ai.jpg

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar me një status në Facebook për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Presidentit të KF Elbasanit, Arben Laze.

Postimi i Armand Dukës:

Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.

Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimisëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.

Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.

Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.

Lamtumirë miku im, do më mungosh!

Mësohet se homazhet për Arben Lazen, do të zhvillohen ditën e sotme nga ora 12:00-14:00 në ambientet e “Elbasan Arena”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303