fbpx

Sporti shqiptar në zi, shuhet ish-trajneri i njohur (Emri+Foto)

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot. Bëhet me dije është ndarë sot nga jeta, një ndër figurat më të spikatura sportive të qytetit të vogël të Peqinit, Naim Gripshi.

Gripshi ka kontribuar për ekipin e Shkumbinit rreth viteve ’70, ku ka luajtur si mbrojtës. Pas një dëmtimi të rëndë u detyrua ta linte sportin shpejt.

Mirëpo kjo gjë nuk e ndan atë prej futbollit. Profesor Naimi ishte promotori i hapjes së klasave sportive dhe një trajner tepër i përkushtuar i moshave. Prej tij kanë dalë lojtarë si trajneri aktual Magani, Branica, Tosku, Nexha, Isai, etj.