Sportisti i njohur shqiptar i bashkohet PS, jep mesazhin e fortë krah Veliajt

1604928040_8b25add4eac3409795ac251c1fef0cbc.jpg

Kampioni i Europës, Izmir Smajlaj, atleti i njohur do të jetë pjesë e Partisë Socialiste.

“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smajlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.

Sportisti më i mirë i Shqipërisë për meshkuj, i cili në finalen e Kampionatit Europian të vitit 2017 fitoi medaljen e artë, tha se ndihet i vlerësuar me të gjithë punën e bërë nga kryebashkiaku Veliaj në veçanti për sportistët elitarë, duke mos e fshehur dëshirën edhe për një pistë olimpike në Tiranë.

“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.

Atleti shkodran synon ta përmirësojë në të ardhmen rekordin e tij në kërcim për së gjati, për t’iu afruar rekordit botëror.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303