Sportisti shqiptar flet hapur: S’bëj se*s për 10 ditë…

Sportistët kanë mjaft kufizime në jetën e përditshme për shkak të aktivitetit fizik që ata ushtrojnë. Por rrallëherë ata tregojnë detaje nga jeta e tyre dhe rutina e përditshmërisë që i shoqëron.

Indri Çullhaj, i cili  është Kampion i Ballaknit në xhudo, ka 75 medalje dhe është ftuar përafërsisht në çdo studio televizive. Intervista e tij e fundit ishte për “Ditë e re” në  Rtv Ora ku iu desh t’i jepte përgjigje kureshtjes së Kelvi Kadillit mbi mitin se sportistët nuk duhet të bëjnë seks natën para ndeshjes sepse ndikon për keq performancën e tyre.

Shumë e praktikojnë këtë rregull që në dukje s’të kushton asgjë. Edhe pse studimet e kryera nuk e thonë me siguri se seksi i bën dëm performancës sportive, më mirë të jesh i kujdesshëm. Çullhaj nga ana tjetër, e çon në masa ekstreme. “E aplikoj, por jo 24 orë. 10, 15 ditë,” tha ai.

“Sporti i xhudos është agresiv. Edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive. Kur rri me një femër zbutesh dhe kur fillon ndeshja duhet të fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë. Të gjitha ndikojnë nga pak,” shpjegoi ai.

Vetë Rocky Balboa (personazh fiktiv, por kjo s’ka rëndësi) u këshillua nga trajneri se “gratë të dobësojnë këmbët” dhe se duhet ta lërë romancën për sa kohë i përkushtohet sportit.

Nga ana tjetër, Ronda Rousey, luftëtare e arteve marciale, bën sa më shumë seks të jetë e mundur natën para një ndeshjeje sepse është vërtetuar të rrisë nivelin e testosteronit te gratë.