“S’pranon të jem fasadë”, alpinisti refuzon Ramën

hackaj.png

Alpinisti Flori Haçkaj, i cili ngjiti majën e Everstit ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës.

Në një postim në Facebook, Haçkaj ka treguar arsyet pse nuk do të marrë pjesë në këtë samit.

Haçkaj ka thënë se nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës së qeverisë, që dëshiron ta shesë këtë takim si një përjekje e saj në bashkimin e shqiptarëve si dhe ta përdorë këtë takim për të gjeneruar fonde pa fund.

Postimi i plotë:

Pas samitit te pare te diaspores, i cili ishte “shume i suksesshem” ne biznesin dhe lidhjet e gjeneruara midis shqiptareve neper bote…lideri suprem, vendos te mbaje samitin te dyte. Me nje shqipe te kulluar dhe nje ftese pa date, i madhi na fton ne “kuvendin e madh te Lezhes te 2019”. Shpresoj qe autografet e tij ne librin Kurban si dhe ndonje pikture e te madhit te jene pjese thlebesore e samitit. Pertej shakave, falenderoj ambasaden shqiptare ne Berne qe me ftoi, por pershkak te keqqeverisjes me duhet te bojkotoj kete mbledhje te dyte. Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre. Neveri per kete qasje kaq te padrejte ndaj shqiptareve ne pergjithesi dhe diaspores ne veçanti.”

scroll to top