S’pranuan të luanin kundër Kosovës, Federata malazeze merr vendim për trajnerin dhe futbollistët serbë!

Mali i Zi barazoi 1-1 me Kosovën në ndeshjen eliminatore për kualifikueset e Euro 2020.

Trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Yumbakovic dhe dy futbollistët e Crvena Zvezdës, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic, refuzuan të luanin për shkak të presionit të madh politik të bërë nga Serbia.

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka dalë menjëherë pas ndeshjes me një deklaratë zyrtare duke larguar trajnerin dhe dy futbollistët serbë.

“Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv kanë dalë me një vendim unanim për pushimin nga puna të Ljubisa Tumbakovic, trajnerin e kombëtares, për shkak të vendimit për të mos drejtuar skuadrën për ndeshjen kundër Kosovës. Kjo ishte një befasi e pakëndshme dhe shkelje e kontratës”, – thuhet në deklaratë.

Zyrtarët e lartë të futbollit malazez kanë dënuar me ashpërsi presionin e ushtruar nga Serbia dhe kanë dënuar dhe sjelljen e dy lojtarëve të kombëtares së tyre që nuk luajtën. Një turp i madh!