fbpx

“Squid Game” thyen rekord, tashmë seriali më i shikuar në ‘Netflix’

loja.jpg

Seriali dramë i Koresë së Jugut, “Squid Game” është zyrtarisht më i shikuari në Netflix.

Ky serial ka tërhequr 111 milionë fansa që nga debutimi i tij më pak se katër javë më parë, tha gjiganti i shërbimeve kinematografike të martën.

Përhapur në të gjithë botën, veçanërisht përmes bujës në rrjetet sociale, “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende, shkruan The Guardian.

“Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.b

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303