fbpx

Stadiumi “Air Albania” i gatshëm të presë një finale të madhe europiane, mësoni kur merret vendimi

20200318-181519.jpg

Pas disa nominimeve për finalet e Superkupës së Europës, duket se stadiumit më modern në vend dhe një nga më modernët në ballkan ‘AIR Albania’-s po i vjen dita që t’a luajë një finale europiane.

Pas krijimit të Ligës më të re europiane për klube si UEFA Conference Ligë, sipas gazetarit të “Associated Press”, Graham Danbar ka deklaruar në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” se finalja e këtij kompeticioni në “AIR Albania” Stadium do të mbahet në vitin 2022, ku vendimi do të merret javën e ardhshme.

Nëse pandemia deri në atë kohë do të ketë përfunduar, do jetë një shans i mire për shqiptarët për të pare një finale europiane në Tiranë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303