fbpx

Steinmeier thekson rëndësinë e një Evrope të bashkuar

steinmaier.jpg

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se lidhjet Gjermani-Itali janë më të rëndësishme se kurrë, pasi të dyja vendet po përballen me rritje të ndjenjave euroskeptike.

Duke folur në Berlin, gjatë vizitës shtetërore të homologut të tij italian, Sergio Mattarella, Steinmeier tha se “në Itali, ideja e një Evrope të bashkuar po lëkundet” dhe se zërat e tillë “po bëhen të dëgjuar edhe në Gjermani”.

Si anëtare themeluese të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Italia kanë një rol të rëndësishëm në promovimin e projektit evropian, tha Steinmeier.

“Në botën e nesërme, ne si evropianë duhet të jemi të bashkuar nëse duam të bëhemi të dëgjuar dhe të aftë për t’iu dhënë zgjidhje sfidave të mëdha, si ndryshimet klimatike, digjitalizimi, migrimi”, shtoi Steinmeier./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303