fbpx

Stoltenberg bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes Evropës e SHBA

stoltenberg.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur se rëndësia e aleancës ushtarake është e madhe, duke i lënë anash mosmarrëveshjet për politikat tregtare dhe ato të mbrojtjes. Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Komentet e shefit të NATO-s gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih erdhën në kohën e shqetësimeve për përçarjet e mundshme brenda aleancës më të fuqishme ushtarake në botë dhe pas kritikave të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Ne jemi 29 aleatë të ndryshëm nga pjesë të ndryshme të Atlantikut, por ne kemi mundur t’i përballojmë dallimet që i kemi sot.

Unë nuk besoj në Evropën e vetmuar, siç nuk besoj as në Amerikën e vetmuar. Unë besoj në Evropën dhe Amerikën së bashku”- tha Stoltenberg.

Ai shtoi se aleanca ende është e përkushtuar për promovimin e vlerave demokratike dhe mirëqenies, duke thënë: “Ne nuk e kemi humbur rrugën dhe vlerat tona nuk e kanë humbur vlerën”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303