29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Stoltenberg: NATO, gati të ndihmojë FSK-në

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë sot se NATO po e diskuton angazhimin e saj lidhur me ndihmën dhe vendimin për bashkëpunim me FSK-në pas vendimit për transformimin në Ushtri të Kosovës.

Shefi i NATO-s tha se vendosja e taksës ka vështirësuar dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, shumë anëtarë të NATO-s po kërkojnë heqjen e taksës.

“Është diçka që e kam thënë unë dhe aleatët e NATO-s, edhe SHBA-të ishin të qarta sa i përket tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo edhe është arsyeja pse kemi vendosur ta vlerësojmë nivelin tonë të angazhimit në Kosovë, kjo nuk ka të bëjë me KFOR-in, sepse KFOR-i do të vazhdojë të funksionojë me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne besojmë në një zgjedhje politike përmes dialogut mes Prishtinë dhe Beogradit dhe sa i përket veriut është një marrëveshje e vitit 2013 dhe presim që ajo të vazhdojë të respektohet”, tha ai./real-news.tv/

 

 

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat