fbpx

Stoltenberg: Suksesi i NATO-s falë unitetit mes partnerëve

stoltenberg.jpg

Pas akuzave të presidentit francez, Emmanuel Macron, se truri i NATO-s po vdes dhe se organizata e ka humbur qëllimin e saj, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg thotë se NATO-ja mbetet aleanca më e suksesshme në historinë e njohur të njerëzimit.

Duke komentuar deklaratën e Macron, Stoltenberg ka thënë:

“Ka pasur edhe më parë tema serioze ku janë vërejtur dallime mes aleatëve, por si edhe në shumë raste më parë, kemi arritur të qëndrojmë të bashkuar rreth detyrës tonë thelbësore: të mbrojmë njëri-tjetrin mbi parimin ‘një për të gjithë e të gjithë për një’. E bëjmë sepse i shërben interesave tonë të sigurisë pasi jemi më të sigurtë e më të fortë së bashku. NATO-ja mbetet aleanca më e suksesshme në historinë e njohur të njerëzimit, thotë Stoltenberg, i cili shtoi se ky sukses është siguruar falë unitetit mes partnerëve.

Aleanca po përshtatet për të ecur me kohën, thotë Stoltenberg i cili pohoi se ngritja e fuqive të reja me ambicie globale e vë NATO-n përballë nevojës për t’u përgatitur për të mos lejuar zgjerimin e influencës së këtyre fuqive në forma që mund të vinin në rrezik vetë anëtarët e aleancës.

Stoltenberg theksoi se NATO-ja do të vazhdojë politikën e dyerve të hapura./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303