Stoltenberg takoi Hotin: Dialogu, zgjidhja e qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor

hotiii.png

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg .

Në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar mbi zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

“Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg përshëndeti raundin e fundit të bisedimeve të ndërmjetësuar nga BE-ja, në mes Beogradit dhe Prishtinës i cili u zhvillua të hënën në Bruksel, duke nënvizuar se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në një njoftim zyrtar të NATO-s.

Gjithashtu Stoltenberg dhe Hoti diskutuan për marrëveshjen e arritur në Uashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.

Stoltenberg theksoi se NATO është e vendosur për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor përmes forcës paqeruajtëse të KFOR-it me 3.500 trupa në Kosovë. Ndër të tjera ai ka theksuar se mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar: të mbajë një mjedis të sigurt dhe të siguroj lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999.

Ndërkohë nga ana tjetër duke e vlerësuar rolin e Aleancës Veriatlantike për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, kryeministri Avdullah Hoti theksoi përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s.

Në fund të këtij takimi, kryeministri Hoti e ftoi Sekretarin Stoltenberg të vizitojë Kosovën, sa më parë që t’i jepet rasti

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303