“Stop vaksinimit me detyrim”. Protestë në Tiranë nga qytetarët dhe studentët

auto_Screenshot_11631986002.jpg

Një grup qytetarësh dhe studentësh kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër vaksinimit anticovid me detyrim.

Të mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me bluzat me mbishkrimin “Rezisto”, qytetarët kundërshtojnë vaksinimin me detyrim që sipas tyre është shkelje e të drejtës së njeriut.

“Stop vaksinimit me detyrim,”– thuhet në banderolën e madhe me të cilën qytetarët kanë bërë një marshim në bulevardin kryesor të Tiranës. Mes protestuesve ishte edhe avokati Altin Goxhaj e Sazan Guri.

Arsimtarët dhe studentët janë kategoritë e para që janë vendosur të vaksinohen me detyrim, në të kundërt, nuk do të mund të punojnë apo ndjekin mësimet në auditore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303