fbpx

Strakoshën e kërkon skuadra angleze

Screenshot_22-1.jpg

Sipas “The Sun” Thomas Strakosha është në orbitën e skuadrave angleze. Portieri shqiptar që aktivizohet me Lacion në Seria A, nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin italian, dhe në këtë mënyrë ai do të shikojë për një skuadër tjetër.Sipas asaj që raportohet, Newscastle është skuadra e cila kërkon shërbimet e gardianit shqiptar. Skuadra e sheikëve është treguar e gatshme për të paguar një shifër simbolike në arkat e klubit të Lacios për ta siguruar më shpejt marrëveshjen me portierin 26-vjeçar.Strakosha pëlqehet shumë nga pronarët e rinj të Newscastle të cilët e shikojnë portierin shqiptar si të duhurin për të mbrojtur portën e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303