Strasburgu, shpresa e fundit për 21 Janarin

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg mbetet shpresa e fundit për familjarët e viktimave të 21 janarit për të gjetur drejtësi.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, po shqyrton një nga paditë për jetët e marra në vitin 2011, para godinës së Kryeministrisë.

Sipas avokatit që përfaqëson familjarët e viktimave, Dorjan Matlia kjo është padia e dytë që po shqyrtohet në këtë gjykatë.

Janë dy çështje, njëra prej të cilave është bërë publike që vitin e kaluar, që është arritur një pajtim mes qeverisë dhe familjarëve të të rënëve të 21 janarit. Ku qeveria do të merrte përsipër jo vetëm një pagesë shpërblimi për vonesat, por do të merrte përsipër edhe rihapjen e çështjes. Por dhe padia e dytë ka në thelb hetimin që i është bëre çështjes, dhe përgjegjësinë e shtetit për të garantuar jetën e qytetarëve, por edhe për këtë rast Matlia është skeptik nëse do te vendoset për rigjykim“, shprehet Dorjan Matlia për Ora News.

Ai shton se nga dy paditë e para është shtuar edhe një padi e trete nga familjarët e viktimës së katërt Aleks Nikes, vrasja e të cilit mbeti pa autor./real-news.tv/