Stresi gjen “qetësi” në qeli!

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka marrë sot një vendim të papritur. E ndërsa pritej që Stresi të dilte përpara gjykatës, ai papritur ka hequr dorë nga apelimi i masës së sigurisë.

Ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk ka besim te drejtësia, ndaj dhe ka hequr dorë nga ankimimi për masën. Lushaj kërkoi nëpërmjet avokatit të tij moszhvillimin e gjyqit.

Stresi u arrestua nga policia më 17 tetor në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, si anëtar i një “grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Mësohet se Stresit i është gjetur nga policia një armë zjarri në një lokal në Linzë, si dhe një sasi kokaine.

31-vjeçari Arkimed Lushaj, ishte prej 1 viti në përgjim. Tek grupi kriminal këngëtari nuk ka rol drejtues por është periferik. Urdhër arresti ndaj tij u ekzekutua tani pasi kishte informacion se do ikte jashtë Shqipërisë.

Lër një koment