fbpx

Stresi ka gati albumin e ri, zbulon datën e publikimit

stresi-2.jpg

Prej kohësh, Stresi ka bërë me dije se po punon për albumin më të ri që mban titullin “Archimed”. Duket se punës së palodhshme i ka ardhur fundi, pasi reperi ka zbuluar ditën e sotme dhe datën e publikimit.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka bërë me dije se albumi do të publikohet ditën e premte. “Të Premten Ora 19:00. Super Premierë: Archimed,” shkruan Stresi në postimin e tij.

Reperi është shprehur se ky album do t’i mësojë të gjithë sesi bëhet rep dhe padyshim do të jetë i suksesshëm. Kujtojmë që projekti më i fundit i reperit mban titullin “Për veti”, një duet me Finem dhe Solo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303