fbpx

Striptistja me 42 gjoba përplas për vdekje 3 adoleshentë (FOTO)

Një grua në Florida të SHBA-ve ka përplasur për vdekje tre adoleshentë, të cilët po prisnin autobusin për të shkuar në një ndeshje futbolli.

Autoritetet konfirmuan se aksidenti tragjik ndodhi të shtunën mbrëma, kur kërcimtarja doli nga një klub nate me makinën e saj tip Fuoristradë.

Striptisja është identifikuar si Mariam Coulibaly, dhe ka rezultuar të ishte e dehur kur përplasi tre djemtë, Gedeon Desir, 13 vjeç, Lens Desir, 15 vjeç, dhe Richecarde Dumay, 17 vjeç.

Mediat vendase konfirmojnë se kërcimtarja 31-vjeçare kishte 42 gjoba për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

Në to përfshiheshin shtatë incidente, duke nisur nga viti 2008.

“Jam e dëshpëruar për gjithçka ka ndodhur. Sapo jam zgjuar nga një shok. Nuk e dija që kisha vrarë njerëz”, tha ajo nga krevati i spitalit.