fbpx

Studentët akuzojnë policinë: Na kanë dhunuar dhe kërcënuar

b11bea91-aefc-4069-a281-ff9ed4d7c95f-1.jpg

Ende po qëndrojnë disa grupe studentësh përpara Kryeministrisë, ku në një lidhje direkte për mediat, ata kanë theksuar se shumë prej tyre janë sulmuar dhe dhunuar nga policia.

Ka qenë pikërisht një maturant, që e ka bërë me dije lajmin se janë rrahur shumë studentë nga policia, në momentin kur po kalonin rrugën.

“Ishin spiunët që ishin këtu. Po kalonim rrugën”, tha njëri prej tyre, ndërsa shtoi se “Mua nuk më kanë marrë policë, por jam rrahur me spiunë, policia na tha se nuk jemi këtu për të parë çfarë ndodh”, tha maturanti.

Një prej të dhunuarve ka theksuar se polica dhe civila i kanë goditur me shkelma dhe i kanë goditur ata.

“Mbrëmë jena kap, jena rraf nga policia. Kemi ikur për nevoja personale, se nuk mund ta bëjmë në mes të sheshit. Na kanë rrahur, na kanë gjuajtur me shkelma nga policia dhe civila”, – tha një prej të dhunuarve.

Nga informacionet që ata dhanë, përplasja mes studentëve dhe policëve ka ndodhur pas mesnate. Të rinjtë nuk e kanë denoncuar rastin , pasi sipas tyre nuk kanë pasur mundësi./ real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303