‘Bojkot auditorëve deri në rrëzimin e ligjit të arsimit’

Screenshot_3-15.png

Studentët kanë hyrë në ditën e 15-të të protestës së tyre. Ata kanë vendosur që edhe sot të bojkotojnë mësimin, ndërsa pas grumbullimit nëpër auditore kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ashtu sikurse çdo ditë.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë nënshkruar një peticion sipas të cilit vendosin të bojkotojnë mësimin në auditore deri në plotësimin e kërkesave minimale që nisin me rrëzimin e ligjit të arsimit.

Gjithashtu në peticion thuhet se protesta do të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit.

Me afat të vetëm përgjegjësinë në masën e duhur të instancave që kanë në dorë përmirësimin e kërkesave të jetës universitare”

Në Fakultetin e Gjeologjisë studentët pas një takimi kanë marrë vendimin që sot të mos bllokojnë rrugët. Ndërkohë një takim i njëjtë po zhvillohet edhe me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët po diskutojnë ecurinë e aksionit të protestës. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303