fbpx

Studentët dhe banorët në Durrës protestë kundër plehrave

proteste-studentet.jpg

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, pedagogët dhe banorët e zonës së Porto Romanos protestuan këtë të premte kundër djegies së plehrave pranë godinës së këtij universiteti.

Vendgrumbullimi i mbetjeve i përcaktuar nga Bashkia e Durrësit është vetëm 1 km larg këtij institucioni të arsimit të lartë dhe djegia e plehrave e bën situatën vërtet shumë të rëndë.

Studentët lanë orët e mësimit dhe dolën në protestë duke kërkuar zhvendosjen e vendgrumbullimit të mbetjeve larg zonës së universitetit.

Në letrën e tyre dërguar pushtetit vendor dhe mediave, ata sqarojnë së menaxhimi i mbetjeve në këtë vendgrumbullim kryhet prej vitesh në shkelje të ligjit ndërsa duhej të ishte mbyllur në vitin 2015 për të nisur rehabilitimin e zonës, gjë e cila nuk ka ndodhur.

Studentët i kërkojnë Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Mjedisit dhe qeverisë që të ndërhyjnë për të marrë masa të menjëhershme për të mos hedhur më plehra në këtë zonë, për të kontrolluar mos djegien e plehrave që janë aty e për të nisur gjithashtu edhe largimin e mbetjeve nga vendgrumbullimi për të shkuar deri në fund tek rehabilitimi i zonës, që është kthyer në një vatër sëmundje e kërcënimi serioz të jetës për 20 mijë studentë dhe mijëra banorë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *