Studentët e Inxhinierisë përplasen me policinë

Vijon ngujimi i studentëve në Fakultete, të cilët theksojnë se do vazhdojnë me bojkotin e leksioneve. Ditën e sotme ka pasur një tjetër përplasje mes policisë private dhe studentëve te Inxhinieria. Këta të fundit kanë thënë se policia nuk ka lejuar ushqimet brenda ambienteve të fakultetit.

Studentët theksojnë se janë lejuar rreth orës 8 të mëngjesit të dalin jashtë të ushqehen, por tanimë policia nuk i lejon.

Gjithashtu, pranë Inxhinierisë është shtuar numri i forcave të Policisë së Shtetit./real-news.tv