24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Studentët e Juridikut, Konit: Je me ne apo kundër nesh?

spot_img

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ishte sot në Fakultetin e Drejtësisë.

Një nga studentët e ngujuar tha se qëllimi i vizitës ishte takimi i rektorit me ta, por meqë nuk mund të hynte nga dritarja pasi ishte mbyllur dera ishte lënë që të mbahej një takim në rektorat në një orë të mëvonshme.

Ndërkohë rektori ka mbajtur një takim me Dekanin e Fakultetit të Juridikut, Artan Hoxha.

Ndërsa u largua rektori u tregua i rezervuar në dhënien e deklaratave  ndërkohë që studentët që vijojnë bojkotin shprehen të vendosur se do ta çojnë deri në fund atë.

“Dyert do të jenë të mbyllura derisa të vihet drejtësi. Do shkojmë në takim me rektorin në rektorat për t’i thënë nëse është me ta apo kundra. Do të shkojmë në takim në rektorat vetëm me një kërkesë drejtuar rektorit: Është me ne dhe kërkon abrogimin e ligjit apo është kundra nesh dhe do të vazhdojë të marrë çfarëdo mase që e sheh të arsyeshme për të na nxjerrë nga protesta, larguar nga ngujimi”

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat