Studentët grekë kundër ligjit të arsimit

Disa të rinj grekë janë përleshur me policinë në Athinën qendrore gjatë ditës së sotme, gjatë një proteste kundër reformës arsimore, e cila u bë e dhunshme në sheshin Syntagma para parlamentit.

Protestuesit hodhën gurë dhe tymnaja drejt policëve të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Incidentet ndodhën gjatë një marshimi nga studentët para parlamentit, të cilët protestuan kundër një projektligji që ndryshonte kërkesat e pranimit në universitet.

Incidentet përfunduan pothuajse aq shpejt sa filluan dhe sheshi qëndror u hap shpejt për qarkullimin e automjeteve.

Reformat e kërkuara nga ministria e arsimit përfshijnë ndryshimet e kurrikulës në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ndryshimet për provimet e  hyrjes në universitet, pavarësisht nga fusha e zgjedhur e studimit.

Nxënësit e shkollave të mesme thonë se ndryshimet do të rrisin ngarkesën e tyre dhe do të krijojnë një sistem që dekurajon mendimin kritik.

Lër një koment