Studentët i rikthehen protestave, vezë në drejtim të MAS e Kryeministrisë

WhatsApp-Image-2019-01-23-at-12.34.12.jpeg

Studentët i janë rikthyer sërish sot protestave përpara Ministrisë së Arsimit, pas disa javëve ku bojkoti ishte përqendruar me ngujim në Fakultete.

Studentët kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së Ministrisë, ndërsa nuk kanë munguar as brohoritjet e tyre.

Mësohet se në protestë janë studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë.

“Kjo nuk është dhunë, është çjerrja e fytyrës së një sistemi. Po shprehim pakënaqësinë tonë, kjo formë duhet të ishte djegur nga dita e parë. Protesta e sotme është një marshim nga ministria në drejtim të kryeministrisë. Ne nuk kemi marrë ato për të cilat jemi ngritur”, u shprehën studentët.

Në këtë protestë nuk kanë munguar dhe thirrjet:

S’jemi 2, as s’jemi 3, gjithë Shqipëria është me ne. Anuloje ligjin, anuloje ligjin!

Ndërkohë, teksa një pjesë kanë ndenjur tek Ministria e Arsimit, një pjesë tjetër e studentëve protestues janë pozicionuar tek Kryeministria, të cilën e kanë qëlluar gjithashtu me vezë.

Nga ana tjetër pavarësisht qëndrimit të studentëve, qeveria Rama dhe ministrja e sapoemëruar Besa Shahini vijojnë turin për të shpalosur paktin për Universitetin.

Në shumë prej takimeve akuzat janë se studentët që shkojnë në takimet me Ramën janë pjesë e FRESSH, dhe persona të zgjedhur  nga njerëz pranë Ramës. (real-news.tv)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303