Studentët largohen të irrituar nga takimi me Ramën

Ka nisur krejt ndryshe takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon sot në Universitetin e Vlorës, ku të pranishëm janë studentë, ndërsa në fokus do jenë kërkesat e tyre.

Pavarësisht rolit të tij si kryetar qeverie, Rama ka marrë edhe rolin e koordinatorit, pasi studentët nuk po bindeshin që të uleshin nëpër vende. Madje ai është kapur me disa prej tyre, ndërsa nuk ka kursyer edhe tonet e larta.

Fjalën e kanë marrë studentëtm, të cilët kanë kërkuar të plotësohen kërkesat e tyre.

Me pas janë bere komente në lidhje me dialogun të cilët studentet nuk e pranojnë

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, nisën të thërrisnin studentet dhe më pas u larguan nga salla, ndërkohë që brenda qëndruan pjesa tjetër, me të cilët Rama po vazhdon bashkëbisedimin./real-news.tv/

Lër një koment