Studentët e ngujuar, letër ambasadës së SHBA

WhatsApp-Image-2019-01-11-at-13.57.52.jpeg

Sot në ditën e dytë të ngujimit të studentëve në Fakultetin e Ekonomisë dhe në atë të Juridikut nuk kanë munguar përplasjet fizike me policinë dhe studentët.

Studentët kanë deklaruar se ndaj tyre ka patur edhe kërcënime në forma të ndryshme, apo presione për të ndërprerë protestën që vijon prej 36 ditësh.

Nisur nga këto rrethana dhe të ndodhur në këtë situatë, studentët kanë përgatitur një letër drejtuar Ambasadës Amerikane, ku i kërkohet angazhim dhe mbështetje urgjente me qëllim që askush të mos e pengojë protestën e tyre.

Letra është publikuar nga studenti i sociologjisë Klajdi Bello në rrjetin social Facebook.

Statusi i studentit:

Meqenëse mercenarët e qeverisë po na intimidojnë me ligjet e tyre antiligjore, po shqyrtojmë mundesinë e mbëshetjes nga ana e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ??
Së shpejti do të dalim në një vendim!”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303