Studentët pa maska në protestën para MAS: Nuk besojmë te pandemia, këtu ka injorancë

1604311573_116.jpeg

Shumë studentë janë shfaqur pa maska gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ka edhe nga ata që shprehen se nuk i tremb pandemia, se kjo e fundit nuk ekziston, ndërsa thonë se tremben nga injoranca, që sipas tyre ushqehet nga mësimi on line.

Studenti 1: Vendimarrja tre ditë para se të fillonte mësimi shkaktoi te ne revoltë dhe habi, edhe drejtuesit e universitetit u gjendën të pa përgatitur, imagjinoni studentët e vitit të parë që kanë paguar qiratë për apartamente. Ne kërkojmë që seminaret t’i kthejmë në auditore, ndërsa kërkojmë edhe përgjysmim të tarifave duke qënë se kanë vendosur këtë format.

Studenti 2: Eshtë e lehtë të thuash mësim on line, por kushtet ekonomike të shqiptarëve nuk e lejojnë një gjë të tillë. Ne do vijojmë deri sa të na dëgjohet zëri.

Studenti 3: Të na kthejnë lekët që kemi paguar për tarifat. Ne e provuam mësim on line njëherë dhe nuk ishte efektiv.

Studenti 4: Mësimi on line është qesharak, studentët të luftojnë që mësimi të jetë i vlefshëm, të mos tallen me studentët. Shkolla duhet të bëhet normalisht. Mësimi on line predikon injorancë. S’ka pandemi, s’ka asgjë, nuk besojmë te pandemia.

Studenti në vit të parë Mjekësi: Prisja me zell të filloja mësimin, por me sa duket ministra na e preu këtë zell. Nuk e fillova as on line mësimin, se nuk e dija as platformën ku isha, as me kë pedagog e as çfarë lëndësh kisha. Edhe një formular që e pltësova ma dërgoi një shoqe. Nuk kisha asnjë informacion. Ishin vec listat e ndara në grup me 10 veta dhe asnjë informacion tjetër.

Studentja e Infermierisë: Kam paguar shtëpinë me qira për tre muaj. Jemi nga rrethet, nuk jemi të gjithë tironsa. Kërkojmë të kthehemi në auditore, të marrim eksperiencën që duhet, e provuam njëherë, kemi mangësi në mësime.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303