Studentët: Pas orës 4, kemi një plan B për Kryeministrin

Një grup studentësh nga Shkodra mbërritën rerth orës 11:00  në Tiranë për  tu bashkuar në protestën para kryeministrisë.

Studentët shprehen të vendosur për të plotësuar 8 kërkesat.

Një student nga Shkodra u shpreh se studentët kishin një plan B për kryeministrin i cili do të ishte surprizë.

“Qytetarët na janë bashkuar por ne nuk do u japim fjalën pasi kemi frikë se mos shprehin bindjet e tyre politike në shesh. I bëj thirrje kryeministrit të dalë si burri e të thotë kërkesat tuaja plotësohen. Nuk ka dialog jemi të vendosur. Sot do të tregojmë se kush jemi në të vërtetë. Presim që protesta të zgjatet deri në orën 16:00 dhe pas kësaj ore kemi një plan B”

Cili është plani B?

Sekret do përshëndesim Edi Ramën!!!

Lër një koment