Studentët: Prindër e qytetarë, nesër të gjithë në protestë

Vijon protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku sot është pikërisht dita e 10-të. Ata i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve, duke përfshirë prindërit, gjimnazistë dhe të moshuarit për t`ju bashkuar protestës së tyre ditën e nesërme.

Mësohet se pritet që studentëve të Tiranës tu bashkohen edhe të rinjtë e Milotit, të cilët janë nisur në këmbë për të marshuar para Kryeministrisë.

Pavarësisht kushteve të këqija të motit, studentët nuk ndalen. Të pyetur sërish për thirrjet e kryeministrit Rama për dialog, ata shprehen se nuk ka negociata.

Lër një koment