Studentët -Ramës: Plotëso kërkesat, pastaj dialog

50ae2558-0aa0-48d7-9bbc-3320a01896c9.jpg

Duke folur para kryeministrisë, ku vijojnë protestën, studentët i kanë propozuar kryeministrit të plotësojë 8 kërkesat e tyre dhe më pas mund të dialogojnë për pikat shtesë që kryeministri dëshiron të realizojë.

Në ditën e tetë të protestës, studentët kanë shprehur vendosmërinë që do të vijojnë të bashkuar protestën e tyre.

“Askush nuk mund të na përçajë”-thanë ata me vendosmëri, duke shtuar e protesta e tyre është qytetare.

Studentët përsëritën idenë që kërkesat e tyre nuk kanë nevojë për dialog, dhe se qeveria duhet vetëm të përmbushë kërkesat e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303