fbpx

Studentët, rektorit: Mos bërtit! Je shërbëtori ynë!

Bahriu.jpg

Studentët e Universitetit Bujqësor i Tiranës janë përplasur me rektorin e këtij universiteti, Bahri Musabellin duke i kërkuar llogari se përse nuk u konsultua me ta kur ftoi kryeministrin Rama.

Në një video e cila është shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin, rektori Musabelliu shfaqet tejet i tensionuar ndaj studentëve protestues e më tej shihet sesi revoltohet teksa një prej tyre e cilëson si “shërbëtor” të tij.

Ndërkohë, përmbi videos së publikuar, rektori Bahri Musabelliu etiketohet si tradhtar e njëkohësisht si burokrat garip që për të shlyer fajet e tij shet studentët.

Krahas studentëve të Universitetit të Bujqësorit, kanë vijuar protestën edhe grupe të tjera studentësh nga universitete të ndryshme të Tiranës. Edhe sot, ata kanë bojkotuar mësimin e kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë me pankarta dhe tymuese në duar.

Studentët paralajmëruan se do të mblidhen edhe para Presidencës dhe Ambasadës Amerikane, me argumentin se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar sikurse është deklaruar nga qeveria përmes miratimit të Paketës për Universitetin./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *