Studentët: Sërish në protestë nëse nuk plotësohen kërkesat

Këshillat studentorë kanë paralajmëruar sërish protesta në rast se nuk plotësohen 8 kërkesat e tyre, të cilat ia kanë paraqitur Ministrisë së Arsimit që në muajin dhjetor 2018. Më tej, ata kanë kërkuar edhe një takim urgjent me ministren Shahini.

Sipas këshillave studentore të 7 universiteteve të Shqipërisë, qeveria nuk i ka plotësuar pikat e kërkuara nga ana e tyre.

Ata shpjegojnë se përgjysmimi i tarifave nuk është plotësuat totalisht.

Më tutje, studentët shprehen se nuk është bërë asgjë për ueb sitet, peshën e votës dhe kartat e studentit./real-news.tv